UBT News

​Tonali e pranon se ka vënë bast edhe në ndeshjet e Milanit

Ai e ka pranuar që ai ka vënë bast në ndeshjet e Milanit, dhe e ka treguar këtë gjë në Prokurori.

Fabiana della Valle ka bërë të ditur që gjatë takimit të Tonalit me prokurorin, Giuseppe Chine, mesfushori ka folur për ato që i ka bërë dhe ka filluar që të bashkëpunojë me hetuesit.

Tonali u morr në pyetje për tri orë, ndërsa para takimit prokurori Chine u takua me Tonalin dhe folën për ato që i ka bërë mesfushori italian.

Tonali pranoi se kishte vënë baste në futboll, por më e rëndësishmja, ai rrëfeu se kishte vënë baste në ndeshjet e Milanit gjatë kohës së tij te “Rossonerët”.

Tonali dëshiron të ndjekë të njëjtën rrugë si Nicolo Fagioli dhe dëshiron të kërkojë një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Sanksioni fillestar nga Prokurori do të ishte më shumë se tre vjet, kryesisht për shkak se mesfushori ka vënë bast për ndeshjet e Milanit.

Por për shkak se Tonali ka zgjedhur të bashkëpunojë gjatë hetimit, mund të kërkohet një marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe pezullimi mund të zbresë në 12 muaj, veçanërisht pasi Tonali ka pranuar se vuante nga varësia ndaj lojërave të fatit apo basteve.

Exit mobile version