Ylli i “The Wanted”, Tom Parker shpërtheu në lot teksa po fliste për tumorin në tru në dokumentarin e tij emocional, “Inside My Head”.
33-vjeçari që u diagnostikua me tumor vitin e kaluar – foli hapur rreth betejës së tij në këtë dokumentar që u transmetua të dielën mbrëma.
Tom gjithashtu zbuloi se ai kishte humbu kujtesën afatshkurtër, kaloi gati tre muaj në shtrat në mënyrë të qëndrueshme dhe u mor me planin e tij të trajtimit të kancerit.
Me shumë emocion fliste edhe për të ardhmen, teksa tha: “Është kaq e vështirë të mendosh për të ardhmen, nuk dua ta di”.
“Nuk besoj se e dini se ndiheni rreth vdekjes derisa nuk përballeni me të. A do të vdesë? Kjo është pyetja më e rëndësishme… Dua të jetoj – dhe të jemi versioni më i mirë i mundshëm”, deklaroi ai.
Tom u diagnostikua me glioblastomë vitin e kaluar, i cili është i paoperueshëm dhe i është nënshtruar radioterapisë./UBTNews