UBT News

Tom Holland konfirmoi rolin e tij në një film biografik për të ndjerin Fred Astaire

Aktori Tom Holland do ta mishërojë personazhin e të ndjerit, aktorit Fred Astaire në një film biografik. Lajmin e konfirmoi aktori 25-vjeçar të dielën, gjatë një eventi në Londër për filmin e tij të ri “Spider-Man: No Way Home”, që do t’i pushtojë teatrot këtë muaj.

Ai deklaroi: “Oh, do ta luajë rolin e Fred Astaire, yeah. Skenari u realizua para një jave. Nuk e kam lexuar ende. Ende s’ma kanë dhënë”.

Disa kanë shprehur skepticizëm në lidhje me projektin, madje shumë përdorues të mediave sociale përmendën edhe faktin që i ndjeri Astaire s’deshi të ishte kurrë subjekt i një filmi biografik. Disa hodhën dyshime mbi rolin e Holland në këtë film./UBTNews

Exit mobile version