Emri i yllit të “Spider-Man: No Way Home” thuhet se po përmendet për të organizuar ndarjen e çmimeve Oscar më 27 mars. Por, sipas vet atij, kjo ndoshta nuk do të ndodhë.
“Ndoshta në të ardhmen, por sinqerisht jam shumë i zënë tani. Nuk kam kohë”, tha ai.
“Ju e dini që do të doja ta bëja këtë – më pëlqen kjo gjë, më pëlqen të vihem nën presion dhe të bëj gjëra që nuk ndihem rehat t’i bëj. Kështu që unë jam i interesuar për të, por thjesht nuk kam kohë”.
Por më pas ai ndryshoi shpejt mendjen, për të thënë se nëse Akademia do ta pyeste, ai do të thoshte po.
“Sapo shkova në tualet dhe po shikoja veten në pasqyrë dhe mendova, ‘Cili lloj idiot i çuditshëm nuk do të organizonte Oscars?’ Pra, po, nëse më kërkojnë, do ta bëja, dhe do të ishte shumë argëtuese. Do të më pëlqente shumë”.
Kur u pyet nëse do të dëshironte ta bënte vetëm apo me dikë tjetër, ai tha “Vetëm do të isha mirë, dhe me dikë që dua do të ishte edhe më mirë. Unë mendoj se një përvojë e përbashkët është gjithmonë më e mirë se një përvojë solo”./UBTNews/