UBT News

“Tom Hardy të jetë James Bondi i ardhshëm”

Aktorja e filmit “No Time To Die”, Naomie Harris beson se Tom Hardy duhet të jetë James Bondi i ardhshëm. Aktorja britanike përsërit rolin e saj si Eve Moneypenny në “No Time To Die”.

Në një intervistë, aktorja 45-vjeçare e pranoi se “kurrë s’ka punuar me Tomin më herët”, por është fanse e madhe e tij.

“Mendoj që ajo që e bën ai është shumë e veçantë dhe teknikisht e vështirë”, deklaroi ajo.

Rege Jean Page është favoriti për ta zëvendësuar aktorin Daniel Craig në rolin e Bondit./UBTNews

Exit mobile version