UBT News

Tom Hanks befason një çift në ditën e dasmës së tyre

HOLLYWOOD, CALIFORNIA - FEBRUARY 09: Tom Hanks arrives at the 92nd Annual Academy Awards at Hollywood and Highland on February 09, 2020 in Hollywood, California. (Photo by Steve Granitz/WireImage)

Aktori Tom Hanks e bëri një çift edhe më të lumtur në ditën e dasmës së tyre. Diciembre dhe Tashia Farries ishin duke festuar ditën e madhe në plazhin Santa Monica Pier të Kalifornisë, kur ylli u shfaq papritmas.

Ata ishin duke pozuar me familjarët dhe miqtë e tyre kur ai u shfaq papritmas.

Në një video e cila është publikuar, dëgjohen të ftuarit duke thënë se “Ky është Woody”, duke ju referuar karakterit të tij nga filmi Pixar’s Toy Story.

“Ne ishim në momentin tonë kur e pamë që po hynte. Ishte një moment shoki dhe u desh pak kohë që të reflektonin. Ishte qershia mbi tortë në ditën tonë më të madhe”, thuhet në video./UBTNews

Exit mobile version