Fituesi i medaljes së artë olimpike, Tom Daley bëri zhurmë në mesin e shikuesve të Lojërave Olimpike të dielën në finale të kërcimit me trampolinë 3 metra për gra, ku ai shfaqet në mesin e spektatorëve përderisa thurte duke e shikuar veprimin.
Rrjetet sociale u mbushën me imazhe të 27-vjeçarit, i veshur me bluzën e tij Team Great Britain dhe maskën e detyrueshme, me gjilpëra dhe lesh vjollce në Tokyo Aquatics Centre.
Ky moment erdhi para raundit të tretë të zhytjeve, menjëherë pasi Shi Tingmao e Kinës përfundoi zhytjen e saj të dytë dhe asnjë zhytës britanik nuk po konkurronte.
“Aty është Tom Daley – ai ka nxjerrë gjilpërat e tij të thurjes”, tha komentatorja e BBC, Katherine Downes, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të dielën në mëngjes.
Çfarë mendoni se po krijon ai atje? Pyes veten se për kë po e bën atë kombinim ngjyrë vjollce?”
Thurja duket se ishte një lloj kapeleje, me një zbukurim krem - dhe mund të jetë e destinuar për djalin e tij të vogël, Robbie – megjithëse vetë Tom ende nuk ka komentuar për krijimin e tij të fundit.
Zhytësi britanik, i cili fitoi medaljen e parë olimpike së bashku me Matty Lee në ngjarjen e sinkronizuar të platformës 10 metra të hënën e kaluar, e ka quajtur thurjen “arma e tij sekrete”.
Në fillim të javës, ai tha se e ka krijuar për medaljen e tij, për të ndaluar gërvishjen. Çanta është e stolisur me Union Jack në njërën anë dhe flamurin japonez në anën tjetër./KultPlus