UBT News

Tom Cruise vendos rekord me filmin e ri

Amerikanët dhe europianët zgjodhën plazhin këtë fundjavë të parë të qershorit, duke u larguar nga salla e kinemasë, me shitjet e biletave që shënuan rënie me 50% nga fundjava e shkuar.

Gjithsesi, “Top Gun: Mavercik” ruajti vendin e parë për nga arkëtimet, duke u bërë një nga filmat me më shumë fitime për veteranin Tom Cruise. Filmi kryeson listën më të preferuarve, duke arkëtuar plot 292 milionë dollarë në vetëm 10 ditë nga premiera botërore.

Filmi i radhës që pritet të shënojë rekord për këtë vit është rikthimi i “Jurassic World”.

Exit mobile version