UBT News

Tom Cruise mund të shkojë në hapësirë për filmin e ardhshëm

Mbi 2 vjet pasi u raportua për herë të parë se aktori Tom Cruise po planifikon të xhirojë një film në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, u konfirmua lajmi.

Në maj të vitit 2020, NASA konfirmoi se ishin në bisedime me aktorin Cruise dhe SpaceX për këtë lloj projekti filmik.

Kryetarja e Universal Filmed Entertainment Group, Donna Langley i tha BBC-së se dërgimi i Cruise në hapësirë është ndër misionet e studios dhe ndau më shumë detaje rreth projektit.

Langley tha se Cruise dhe regjisori Doug Liman, i cili më parë ka punuar me aktorin në “Edge of Tomorrow”, dhanë idenë rreth këtij filmi. Filmi “në fakt zhvillohet në tokë, dhe më pas personazhi duhet të ngjitet në hapësirë për të shpëtuar ditën”.

Ende nuk ka filluar prodhimi i filmit./UBTNews/

Exit mobile version