Ikona e NFL, Tom Brady, konfirmoi sot tërheqjen e tij nga sporti, duke ‘ulur zyrtarisht perden’ e një karriere vezulluese prej 22 sezonesh.
Superylli 44-vjeçar i Tampa Bay Buccaneers, i konsideruar gjerësisht si qendërmbrojtësi më i madh në histori, e bëri njoftimin në një postim në Instagram.
“Unë e kam dashur karrierën time në NFL dhe tani është koha të përqendrojë kohën dhe energjinë time në gjëra të tjera që kërkojnë vëmendjen time”, shkroi ai mes të tjerash.
Lajmet për pensionimin e tij ishin raportuar nga ESPN duke cituar burime të shumta pranë lojtarit disa ditë më parë, mirëpo ishte vet lojtari që e bëri zyrtare pensionimin e tij./UBTNews/