UBT News

Tom Brady kërkon falje pasi krahasoi lojën e futbollit me të shkuarit në ushtri

Tom Brady kërkoi falje për krahasimin e tij midis futbollit dhe ushtarisë në podcast-in e tij javor. Brady është shtatë herë kampion i Super Bowl. Në atë kohë, ai po bisedonte me lojtarin e NBA-së, Kevin Durant.

“Në fillim të kësaj jave bëra një deklaratë për futbollin dhe ushtrinë. Ishte një zgjedhje shumë e dobët e fjalëve”, tha Brady. “Unë thjesht dua ta shpreh këtë për çdo ndjenjë që njerëzit mund të kenë marrë në një mënyrë të caktuar, prandaj kërkoj falje”.

Durant u bashkua si i ftuar në podcast të hënën.

“E shikoj një sezon futbolli sikur po largohesh për t’u vendosur në ushtri, dhe është si, “O njeri, ja ku po shkoj përsëri”, ishte shprehur mes tjerash Brady në podcast.

“Në fund, ne luajmë një lojë dhe ushtria po mbron vendin tonë”, shtoi Brady. “Janë dy gjëra shumë të ndryshme dhe nuk duhet ta kisha bërë krahasimin”./UBTNews/

Exit mobile version