Pas eliminimit të Portugalisë nga Euro 2020 në fazën e 1/8-tës nga Belgjika, Cristiano Ronaldo është duke planifikuar përpara për sezonin e ardhshëm. Ronaldo thuhet se po kërkon të sigurojë një largim nga Juventusi pas një sezoni të tretë zhgënjyes në klub.
Ka raporte në Itali që pretendojnë se Juventusi tashmë ka përpiluar një listë të ngushtë me tre lojtarë për të zëvendësuar sulmuesin portugez nëse ai largohet këtë verë.
Sipas gazetës Tuttosport, ata janë Gabriel Jesus, Mauro Icardi dhe Dusan Vlahovic, ndërsa më poshtë ka bërë një vështrim për secilin emër.
Gabriel Jesus
Sulmuesi i Manchester Cityt nuk ka arritur kurrë të sigurojë vendin e tij në formacionin titullar në klubin e tij, dhe shpesh e gjente veten jashtë ekipit pasi Pep Guardiola vendosi të luante pa një sulmues qendre për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar.
Sidoqoftë, nuk ka dyshim në potencialin e tij të madh dhe, duke pasur mundësinë të shkëlqejë te Juventusi, ai më në fund mund të provojë veten si një nga sulmuesit më të mirë në futbollin evropian.
Mauro Icardi
Juventusi thuhet se ka identifikuar gjithashtu Icardin, me Paris Saint-Germain që thuhet se është gati të largojë sulmuesin vetëm një sezon pasi ai nënshkroi një marrëveshje të përhershme për një shifër të raportuar prej 60 milionë euro.
Edhe pse ai kaloi një sezon të dytë të vështirë në Paris, Juventusi do të synonte ta rikthente Icardin në formën e shkëlqyer që ai tregoi gjatë kohës së tij në Inter.
Dusan Vlahovi
Gazeta Tuttosport deklaron se klubi po shikon gjithashtu po shikon Dusan Vlahovic, sulmuesin e ri që mahniti sezonin e kaluar në Fiorentina.
Ndërsa Fiorentina kaloi një sezon të vështirë, duke përfunduar në vendin e 13-të në Serie A, forma e 21-vjeçarit ishte e shkëlqyeshme, duke regjistruar 21 gola në kampionat.