Franca i ka dërguar një ”motër të vogël” të Statujës së Lirisë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Statuja e bronztë, e lartë mes dy dhe tri metrash, do të dërgohet në kryeqytetin e SHBA, Uashington, dhe do të vendoset në kopshtin e rezidencës së ambasadorit francez.
Statuja ishte vendosur më parë para Muzeut të Arteve në Paris.
Kryetari i qarkut të Parisit Ariel Weil shkroi në Twitter se kjo është një shenjë e rinovuar e miqësisë me SHBA.
Statuja origjinale e Lirisë është e vendosur në Ellis Island dhe konsiderohet simbol i lirisë.
Skulptori francez, Frederic Bartholdi projektoi figurën femërore dhe mban firmën e inxhinierit Gustave Eiffel, i cili disa vjet më vonë ndërtoi kullën e tij të famshme në Paris.
Franca i dhuroi statujën SHBA në 1876 për 100-vjetorin e pavarësisë së saj nga Britania e Madhe.
”Motra e vogël” tani do të jetë në ekspozitë në Ellis Island për festimet e Ditës së Pavarësisë, më 4 korrik.
Pas kësaj date, ajo do të niset drejt Uashingtonit.