KFF Mitrovica është shpallur zyrtarisht kampione e Siguria Superligës së Kosovës për edicionin 2025/26, duke kurorëzuar edhe një sezon të suksesshëm në futbollin e femrave.
Skuadra mitrovicase arriti ta fitojë titullin pas paraqitjeve dominuese gjatë gjithë kampionatit, duke konfirmuar edhe një herë epërsinë në elitën e futbollit kosovar.
Ky është titulli i shtatë kampion në historinë e klubit, sukses që dëshmon vazhdimësinë, organizimin dhe stabilitetin e KFF Mitrovicës ndër vite. Me këtë triumf, mitrovicaset kanë siguruar gjithashtu pjesëmarrjen në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.
Dominimi i KFF Mitrovicës në futbollin e femrave vazhdon të mbetet shembull i suksesit dhe profesionalizmit në sportin kosovar.
