UBT News

Tirana mirëpret Forumin e Investimeve BE-Ballkan Perëndimor

Albania's Prime Minister Edi Rama addresses journalists during a joint news conference with President of France Emmanuel Macron following a bilateral meeting in Tirana, Saturday, May 17, 2025. (AP Photo/Vlasov Sulaj)

Tirana do të mirëpresë më 13 dhe 14 tetor të këtij viti Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian Ballkani Perëndimor).

Lajmi u bë ditur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama përmes rrjeteve sociale.

Shefi i ekzekutivit shqiptar e ka konsideruar këtë zhvillim si një ngjarje historike.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë që Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota, një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./S.K/EO/

Exit mobile version