UBT News

Tirana i rikthehet fitores, pa gola mes Bylisit dhe Kukësit

Kanë përfunduar dy nga tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Shqipërisë, ku kemi disa rezultate interesante.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Adush Muca”, skuadra e Bylisit dhe ajo e Kukësit kanë ndarë pikët, ku ndeshja mbyllet pa gola me rezultat të barabartë 0:0.

Me pikët e reja, Bylisi zë vendin e tetë me 17 pikë, një më shumë se kundërshtari i sotëm, Kukësi që renditet në vendin e nëntë me 16 pikë.

Ndërkaq, krahas takimit mes Bylisit dhe Kukësit u zhvillua edhe ndeshja tejet interesante mes Laçit dhe Tiranës, ku kampioni i Shqipërisë ka arkëtuar pikët e plota.

Pas 90’ minutave në stadiumin “Laçi” u shënuan tre gola, ku Tirana e ka mposhtur Laçin me rezultat të ngushtë 2:1.

Fillimisht, nikoqirët arritën ta zhbllokojnë rezultatin të parët, ku Vasil Shkurtaj e kaloi Laçin në epërsi prej 1:0 qysh në minutën e 3’.

Tirana arriti ta gjej golin e barazimit pak para fundit të pjesës së parë, ku Bruno Lulaj shënoi në minutën e 45’ për 1:1.

Golin e fundit të ndeshjes e shënoi Florent Hasani, i cili ia siguroi fitoren Tiranës me golin e tij në minutën e 51’, i cili vulosi fitoren e kampionit me rezultat 2:1.

Me pikët e reja, Tirana zë vendin e dytë me 28 pikë, një më pak se lideri i tabelës Partizani që gjendet në kuotën e 29 pikëve.

Në anën tjetër, Laçi tani renditet në vendin e gjashtë në tabelë me gjithsej 20 pikë të arkëtuara.

Rezultatet finale:

Bylisi 0:0 Kukësi

Laçi 1:2 Tirana

Exit mobile version