Gjithçka filloi me ndriçimin DIY. Noah Beck, 20-vjeçar nga Arizona, u bë yll i TikTokut me 30 milionë ndjekës. Videot e para i realizoi në dhomën e tij të gjumit.
Kjo ndodhi para një viti e gjysmë, kur ai po kalonte kohë në shtëpi pas një pushimi nga Universiteti i Portlandit në Oregon, ku po studionte dhe po luante futboll.
“Vendosa gozhda në murin e dhomës dhe pastaj e vendosa një elektrik dore”, tha ai derisa po qëndronte ulur në një oborr në hotelin Park Hyatt në Paris, gjatë javës së modës.
Gjatë kohës së pandemisë, COVID-19, TikTok-u u ndikoi që disa prej përdoruesve të marrin famë – madje Beck tani është një nga njerëzit më të famshëm në platformë.
Ai realizoi video të shkurtëra, interesante e argëtuese. Kjo është pjesë e joshjes së TikTok: Ndryshe nga ata që dolën si ndikues (influencerë) në Instagram, bota në TikTok nuk ka pse të jetë e përsosur. Në fakt, është më mirë nëse nuk është kështu.
Por edhe Beck nuk e di ende se pse u bë kaq i famshëm, dhe nuk heziton ta pranojë.
“Është çmenduri se sa i famshëm jam bërë. Nuk e di pse. Në të vërtetë nuk ka asnjë sekret pas kësaj. Unë isha i qëndrueshëm dhe postoja gjëra që më pëlqente t’i postoja, qofshin ato trende apo thjesht gjëra që më bënin të lumtur”, deklaroi ai./UBTNews