Ylli profesionist i Golfit, Tiger Woods ka ndarë rrugët me kompainë Nike pas një bashkëpunimi 27-vjeçar me markën më të njohur në botë të veshjeve sportive, njoftoi legjenda e golfit të hënën.
“Mbi 27 vjet më parë, pata fatin të filloja partneritetin me një nga markat më ikonike në botë”, shkroi Woods në “X”.
Nike ka qenë pothuajse sinonim i Woods-it, që nga koha kur ai doli për herë të parë profesionist në vitin 1996 deri në fitimin e Masters në vitin 2019, fitorja e tij e parë e turneut të madh në 11 vjet.
Edhe pas skandalit seksual që shkaktoi ndërprerjen e partneritetit me sponsorët sikurse Gatorade, AT&T dhe Accenture nga Woods, duke i shkaktuar humbje rreth 20 milionë dollarë, marrëdhënia e tij me Niken rezistoi./UBTNews/