Mbrëmë në ndeshjen mes dy rivalëve serb Crvena Zvezda dhe Partizanit u shfaq një koreografi e tifozëve vendas me varreza dhe ngjyrat e Ukrainës.
Gazpromi rus është sponsori zyrtar i klubit serb, Crvena Zvezdas dhe kjo koreografi u paraqit si përkrahje e rusëve, por një gazetar serb i mohoi këto duke thënë se nuk ka të bëjë me Ukrainën, por me rivalitetin mes dy ekipeve. Kjo nuk përputhet me ngjyrat e asnjërit klub sepse Crvena Zvezda mban ngjyrat kuq e zi kurse Partizani bardhë e zi.
Ulëset e stadiumit janë vënë në flakë nga tifozët mysafirë dhe kishte përleshje mes dy tifozërive./UBTNews/