Paris Saint-Germain është duke zhvilluar një merkato shumë të fuqishme në këtë afat kalimtar veror.
Gjigantët francezë tashmë kanë siguruar nënshkrimet e Sergio Ramos, Gianluigi Donnarumma dhe Georginio Ëijnaldum, të gjitha këto me kosto zero. Ata gjithashtu nënshkruan me Achraf Hakimin për 70 milionë euro nga Interi.
Skuadra e Mauricio Pochettinos tani pritet të nënshkruajë me Lionel Messin pasi skadoi kontrata e tij me Barcelonën. Shumë media kanë raportuar se Messi ka rënë dakord të bashkohet me PSG -në.
Ende nuk dihet kur Messi do të mbërrijë në kryeqytetin francez. Gazetari Fabrizio Romano raportoi të dielën në mbrëmje se Messi nuk ka rezervuar ende një fluturim drejt Francës.
Megjithatë, pavarësisht se nuk dihet se kur do të arrijë saktësisht, kjo nuk i ka ndaluar tifozët e PSG-së që të shkaktojnë tollovi jashtë aeroportit Le Bourget të Parisit.
Në mediat sociale janë shfaqur video ku shihen tifozët e PSG -së, të cilët presin jashtë këtij aeroporti.