Njerëzit kanë nxituar të blejnë më shumë se 60,000 bileta për ndeshjen e së hënës mes Indonezisë dhe fitueses së Kupës së Botës, Argjentinës, pasi fytyra e Messit ishte gjithandej në reklamat për ngjarjen.
Por pas ditësh spekulime, tifozët morën një lajm të keq të enjten se heroi i tyre nuk do të luante.
“Ndihem i trishtuar dhe i zhgënjyer, kam emocione të përziera”, tha për AFP pronarja 31-vjeçare e dyqanit Surya Wijaya Ang nga ishulli Banda Neira.
“Ky ishte shansi më i madh për mua që të shoh Messin të luajë drejtpërdrejtë”.
Pasi u bë një fans i madh i Messit gjatë kohës së yllit në Barcelonë, Ang ka grumbulluar një koleksion prej rreth 200 fanellash me emrin e tij.
Ai po planifikon të marrë një varkë në qytetin lindor të Indonezisë, Ambon, përpara se të arrijë një fluturim katër-orësh për në Xhakartë, vetëm për të ndjekur ndeshjen.
Ai shiti shtatë fanella nga koleksioni i tij për të paguar biletën e ndeshjes prej 1.2 milionë rupiah (80 dollarë), një çmim i lartë në vendin me të ardhura të ulëta të mesme.
‘Strategji e marketingut’
Fansi i Messit është i mërzitur dhe tha se organizatorët në dukje kishin premtuar një paraqitje të superyllit.
“Messi është një ikonë dhe mund të thuash se 90 për qind e biletave janë shitur për shkak të Messit”, tha ai.
“Kjo ishte një strategji marketingu për ta”.
Indonezianë të tjerë reaguan në mediat sociale për të përcjellur zhgënjimin, me një ofertë për të shitur dy bileta “sepse Messi nuk do të vijë”.
Futbolli indonezian ka duruar një vit krizash me një tronditje vdekjeprurëse në stadium, kështu duke humbur të drejtat për të pritur Kupën e Botës FIFA U-20./UBTNews/