Liga Premier ka zbuluar të gjitha 380 takimet që do të zhvillohen në kuadër të sezonit 2021/2022.
Klubet nga liga angleze mësuan kundërshtarë, datat dhe oraret e takimeve, e që për disa është një orar i vështirë qysh në start.
Tifozët e Chelseat janë ankuar se me fillim do të kenë punë me skuadrat e mëdha, duke thënë se ky short është i padrejtë.
Perballja e tyre e parë do të jetë më 14 gusht ndaj Crystal Palaces, kur pritet që trajner i The Eagles të jetë ish-trajneri dhe legjenda e klubit të The Blues, Frank Lampard.
Pas kësaj, fillojnë përballjet e vështira si ajo si mysafir i Arsenalit, dhe Liverpoolit, pastaj me Tottenhamin dhe Manchester Cityn në shtator.
Chelsea është në mesin e favoritëve për të fituar trofeun, derisa fituan Ligën e Kampionëve në edicionin e kaluar.
Sidoqoftë, tifozët e skuadrës londineze janë ankuar se ky short është tepër i vështirë për ta dhe se është e padrejtë.
Një tifoz shkroi në Twitter: “3 ndeshje jashtë “6 skuadra të mëdha” në 5 ndeshjet e para dhe Man City në shtëpi”.
Një tjetër i shkroi: “4 nga gjashtë të mëdhenjtë në 5 ndeshjet e para janë qesharake të padrejta”.
Një tjetër ishte më optimist: “Nëse ne arrijmë të jemi në katër të parët pas javës së shtatë, ne po fitojmë ligën”.
Dhe, një i katërt shtoi: “Fillim i vështirë, por është më mirë të heqësh lojërat më të vështira në fillim të sezonit”.