Tifozët e Celtic janë parë duke valëvitur flamujt palestinezë para ndeshjes së tyre në Champions League kundër skuadrës spanjolle Atletico Madrid të mërkurën.
Para ndeshjes në Glasgow, ku morën pjesë më shumë se 55,000 tifozë, klubi skocez u kishte bërë thirrje mbështetësve të tij që të mos shfaqin flamuj, pankarta dhe simbole që kanë të bëjnë me luftën e Izraelit në Gaza.
Tifozët e Celtic kanë një histori të mbështetjes së palestinezëve dhe kanë mbledhur fonde për organizata të pavarura që punojnë në territoret e pushtuara./UBTNews/