Për herë të parë pas tetë muajve të izoluar e pas shumë ndeshjeve pa tifozë, në Emirates janë rikthyer tifozët e këtij klubi. Me 2 mijë tifozë të pranishëm në ndeshjen e Ligës së Evropës, Arsenali ia doli që të triumfoi ndaj Rapid Viennas, me rezultat 4-1.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe maskota e klubit e njohur ‘Gunnersaurus’, e cila ishte rikthyer pas një kohe të gjatë pauze.
Mirëpo një tifoz i Arsenalit kishte shpalosur një pankartë, ku në të kërkohej rikthimi i mesfushorit gjerman, Mesut Ozil, në skuadrën angleze.
Mesut Ozil, ka kohë që nuk është duke u ftuar nga trajneri Mikel Arteta, i cili nuk është duke besuar në cilësitë e lojtarit.
Lojtari më i paguar i Arsenalit me pagë 350 mijë funtesh në javë, Ozil, nuk ka bërë asnjë paraqitje të vetme këtë sezon dhe u përjashtua nga skuadrat për ndeshjen e Ligës Premier dhe Ligës së Evropës./UBTNews