Tifozët zyrtar të Kombëtares së Shqipërisë të njohur ndryshe si “Tifozat Kuq e Zi” kanë lëshuar një komunikatë publike gjatë ditës së sotme (e mërkurë).
Shqipëria do të zhvillojë ndeshje kualifikuese në këtë muaj dhe “Tifozat Kuq e Zi” duan të jenë në mbështetje të tyre në shkallët e stadium, edhe përkundër probleme me COVID-19.
“Tifozat Kuq e Zi” i kanë bërë thirrje Qeverisë së Shqipërisë ta bëjë të mundur pjesëmarrjen e tifozëve, pasi sipas tyre shumë vende i kanë lejuar tifozët në shkallën e 30 për qind të kapacitetit të stadiumit.
Komunikatë publike
Duke marrë parasysh që Kombëtarja jonë është pranë një cikli kualifikues mjaftë të rëndësishëm, gjithashtu duke pasur parasysh fillimin e vaksinimit kundër COVID-19.
Kërkojmë nga Qeveria Shqiptare të bëjë të mundur lejimin e pjesëmarrjes së tifozëve nëpër ngjarje sportive.
Jemi të vetëdijshëm për situatën me pandeminë, por poashtu jemi dëshmitarë të shumë vendeve me statistika më të rënduara me COVID-19, që kanë lejuar pjesëmarrjen e tifozëve në masën 30% të kapacitetit të stadiumit (sipas udhëzimeve dhe protokollove të UEFA-së dhe autoriteteve shëndetësore).
Me këtë rast kërkojmë nga FSHF që të shtoj presionin tek autoritetet shtetërore, që ndeshjet e ardhshme të Kombëtares të luhen me praninë e lojtarit të 12-të.