Aktorja Tiffany Haddish i doli në mbështetje kolegut të saj, Will Smith, i cili të dielën mbrëma në edicionin e 94-të të Academy Awards, e goditi me shuplakë prezantuesin Chris Rock. Ajo shpjegoi se pse ai moment kontravers iu duk “i bukur”. Sherri nisi kur Rock bëri shaka rreth flokëve të gruas së Will Smith, Jada Pinkett Smith.
Haddish, e cila luajti në filmin e vitit 2017 “Girls Trip with Jada”, deklaroi: “Dhe për mua ishte gjithçka. Mbase botës mund të mos i pëlqej, por për mua ishte gjëja më e bukur që kam parë sepse më shtyu të besoj se ende ka burra që duan dhe kujdesen për gratë e tyre, bashkëshortet e tyre”.
Jada qe disa herë ka folur hapur rreth betejës së saj me alopecinë, një çrregullim që shkakton rënie të flokëve./UBTNews/