UBT News

Tielemans hero i Belgjikës, përmbys Senegalin në vazhdime dhe siguron kualifikimin

Youri Tielemans ishte heroi i Belgjikës, duke realizuar dy gola, përfshirë atë vendimtar nga penalltia në minutën e 125-të, për fitoren dramatike 3:2 ndaj Senegalit pas vazhdimeve dhe kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës.

Ndeshja, e zhvilluar në Seattle, nisi të mërkurën mbrëma dhe përfundoi pas mesnate. Senegali ishte shumë pranë kualifikimit, pasi krijoi epërsi prej 2:0 falë golave të Habib Diarras në minutën e 25-të dhe Ismaila Sarrit në minutën e 51-të.

Belgjika nisi rikthimin në minutën e 86-të, kur zëvendësuesi Romelu Lukaku ngushtoi shifrat. Vetëm tri minuta më vonë, Tielemans realizoi golin e barazimit për 2:2, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në 30 minutat shtesë nuk pati shumë raste, derisa në minutën e 122-të Tielemans u ndal në mënyrë të palejuar brenda zonës. Gjyqtari fillimisht lejoi lojën të vazhdonte, por pas rishikimit të situatës në VAR akordoi penallti për Belgjikën.

Vetë Tielemans mori përgjegjësinë për ekzekutimin dhe u tregua i saktë në minutën e 125-të, duke vulosur përmbysjen spektakolare dhe kualifikimin e Belgjikës.

D.L

Exit mobile version