Në “Air Albania” u luajt ndeshja e dytë e Grupit B1 të Ligës së Kombeve mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Gjeorgjia fitoi 1-0, duke marrë kreun e grupit me pikë të plota, ndërsa skuadra e Silvinjos pëson humbjen e parë, pas suksesit të arritur ndaj Ukrainës (2-1).
Përsa i përket takimit, pjesa e parë nuk pati gol, ndonëse kuqezinjtë u munduan më shumë dhe ishin më kërkues, duke dominuar në lojë.
Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e sfidës./UBTNews/