UBT News

Thyen heshtjen për herë të parë motra e Britney Spears

Jamie Lynn Spears pohoi në një intervistë të rrallë televizive sot se ajo u përpoq të ndihmonte motrën e saj, Britney Spears, t’i jepte fund konservatoritetit drejtuar nga babai i tyre.

“Unë kam qenë gjithmonë mbështetësja më e madhe e motrës sime, kështu që kur ajo kishte nevojë për ndihmë, unë gjeta mënyra për ta bërë këtë”, tha Jamie Lynn në Good Morning America.

“Unë u mundova të sigurohesha që ajo kishte kontaktet që i nevojiteshin për të vazhduar dhe për t’i dhënë fund këtij konservatoriteti dhe thjesht për t’i dhënë fund gjithë kësaj, për familjen tonë”, vazhdoi ajo.

Kur u pyet nëse ajo ishte dakord apo jo me konservatoritetin, i cili kontrollonte gjithçka, nga mënyra se si Britney i shpenzonte paratë e saj deri te ngjyra e kuzhinës, Jamie Lynn u përgjigj: Nuk ishte rreth kësaj se a isha dakord me kujdestarinë. Të gjithë kanë një zë dhe ai duhet të dëgjohet.

Britney dëshmoi në gjykatë në qershor të vitit 2021 se familja e saj “nuk bëri asgjë” për ta ndihmuar kur babai i saj, Jamie Spears, dyshohet se e futi atë në një institucion të shëndetit mendor kundër dëshirës së saj në fillim të vitit 2019.

Këngëtarja i tha gjithashtu gjykatësit që kryesonte çështjen e saj se familja e saj “duhet të jetë në burg” për abuzimin që kanë bërë me pasurinë e saj. New York Times vlerësoi se babai i këngëtares gjeneroi të paktën 6 milionë dollarë gjatë kohës sa ai shërbente si kujdestari ligjor i Britney-t.

Jamie, babai i këngëtares Britney, u pezullua përfundimisht nga roli i tij në shtator dhe konservatoriteti u ndërpre plotësisht në nëntor./UBTNews/

Exit mobile version