UBT News

Thompson vs Odom, a do ketë fund ky rivalitet?

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian u ndanë, por ai duket se nuk ka mundur të distancohet shumë mirë pasi reagoi ndaj një komenti në Instagramin e Khloe Kardashian.

Lamar Odom, një ish-lojtar i Los Angeles Lakers dhe ish-burri i Khloe Kardashian, doli publikisht me një koment në postimin e ish-gruas së tij në Instagram mbrëmjen e së premtes.

Thompsonit duket se nuk i pëlqeu ky mesazh saqë ia ktheu një përgjigje kërcënuese, duke ia përmendur një rast kur Odom përdori mbidozë të drogës në vitin 2015 në një bordello të Nevada, duke paralajmëruar se ai u kthye nga “vdekja” një herë, por mund të mos ishte aq me fat herën tjetër.

“Zoti ju ktheu herën e parë. Luaj nëse do rezultate të ndryshme”, u përgjigj Thompson.

Megjithatë, ky rivalitet nuk është asgjë e re. Në vitin 2017, Khloe Kardashian u përpoq të bashkonte të dy të famshmit për të rregulluar mosmarrëveshjet e tyre, por përkundrazi një përleshje gati filloi.

Thompson pritet edhe një herë të marrë një sulm kritikash nga tifozët e Kardashians, duke iu lutur që ta lërë atë vetëm dhe të lëvizë, diçka që duket e vështirë në këtë fazë.

Mbetet të shihet nëse do të fitohen gjakrat mes dy protagonistëve, apo gjërat do të ndërlikohen edhe më shumë./UBTNews

Olt Sveçla, student në Media dhe Komunikim në UBT

Exit mobile version