UBT News

​Thierry Henry kritikon Juventusin

Juventusi vazhdon të kalojë një periudhë të vështirë dhe humbja e fundit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve ka ndezur alarmin në kampin bardhezi. Pas këtij rezultati, skuadra e Igor Tudor numëron shtatë ndeshje radhazi pa fitore dhe ka vetëm dy pikë pas tre javëve të para në fazën e grupeve.

Ish-sulmuesi i njohur francez, Thierry Henry, ka analizuar situatën e Juventusit në studiot e CBS, duke u treguar shumë kritik ndaj mënyrës se si po luan skuadra aktuale.

“Pa një identitet apo filozofi, është e vështirë të konkurrosh. Shoh një ekip që nuk konkurron, pa identitet dhe pa filozofi të vet. Kur mendon për Juven, mendon për një ekip që lufton, me identitet të qartë. Por tani kjo mungon. E kuptoj që Tudor ka ardhur së fundmi dhe se ka një president të ri, por diçka duhet të ndryshojë,”, deklaroi Henry.

Francezi shtoi se mungesa e identitetit dhe frymës garuese është ajo që e bën më të dhimbshme situatën për tifozët bardhezi.

“Njerëzit sot nuk presin. Klubi duhet të ecë përpara dhe të marrë atë që do. Është e drejtë të mbështesësh ekipin, por nuk është mirë të shohësh Juventusin të luajë kështu. Është shumë e vështirë t’i shikosh ata në këtë gjendje.”, tha ai.

Juventusi nuk ka fituar që nga 13 shtatori, kur mundi Interin 4-3, dhe përballja e ardhshme në Ligën e Kampionëve pritet të jetë vendimtare për shpresat e kualifikimit./S.K/KP/

Exit mobile version