UBT News

Thiago: Familja ime janë tifozë të çmendur të Liverpoolit

Thiago Alcântara e ka lavdëruar Liverpoolin po aq ngrohtë sa tifozët e kanë lavdëruar atë, me mesfushorin që lavdëroi lojtarët dhe tifozët pasi u vendos në “Anfield”.

Për ata që ende nuk janë të sigurt për rëndësinë e Thiagos për Liverpoolin, ndikimi që ai pati në fitoren 2:1 të së martës ndaj Ajaxit ishe shumë i madh.

Tani, Thiago ka folur për dashurinë e tij ndaj Liverpoolit, duke treguar se edhe familja e tij janë tifozë të çmendur të gjigantit anglez.

Është ëndrra ime. Nuk janë vetëm lojtarët, janë tifozët. Familja ime është këtu dhe ata veçse janë tifozë të flaktë të Liverpoolit. Kështu që, pas së gjithash, ne mbetemi një familje dhe provojmë që ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, tha Thiago.

Thiago u ambientua në Merseyside me gruan e tij, Julia Vigas dhe dy fëmijët e tyre pas transferimit të tij prej 30 milionë eurosh nga Bayern Munichu, dhe familja e tij është e rregullt në ditët e ndeshjeve në stadiumin “Anfield”.

Exit mobile version