Zyrtarët e lartë në Kiev thanë se disa objekte të vlefshme të trashëgimisë kulturore u shkatërruan gjatë shembjes së digës Nova Kakhovka në Ukrainën jugore javën e kaluar, në një nga fatkeqësitë më të mëdha industriale për Evropën gjatë dekadave.
Ministria e Kulturës së Ukrainës tha të mërkurën se “qindra objekte të trashëgimisë kulturore” ose u “dëmtuan, u përmbytën, ose si vetë termocentrali, u shkatërruan qëllimisht”.
Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëra-tjetrën për shembjen e digës, pa dhënë prova konkrete. Nuk është e qartë nëse diga u godit qëllimisht apo nëse shkatërrimi erdhi si pasojë e dështimit strukturor./UBTNews/