UBT News

Themeluesi i BLM zbulon se ai e la organizatën pasi mësoi “të vërtetën e shëmtuar”

Një nga themeluesit e një grupi Black Lives Matter në Minesota ka bërë pretendime tronditëse rreth asaj se si “e vërteta e shëmtuar” e organizatës e detyroi atë të hiqte dorë.

Rashad Turner u paraqit në një video në YouTube për TakeCharge Minnesota javën e kaluar, ku ai deklaroi se ai themeloi kapitullin BLM të Shën Palit, por u desh të jepte dorëheqjen pas një viti e gjysmë.

Unë besoja se organizata qëndronte pikërisht në atë që nënkupton emri – jetët me ngjyrë kanë rëndësi. Sidoqoftë, pas një viti brenda, mësova se ata kishin pak shqetësim për rindërtimin e familjeve me ngjyrë“, thotë ai.

The Ugly Truth About BLM

Çështja e Turner është që organizata denoncon shkollat ‘charter’ të cilat janë shkolla me disa privilegje dhe sindikatat e mësuesve, një veprim që ai thotë se “krijon pengesa për një arsimim më të mirë për fëmijët me ngjyrë”. Si i pari që u diplomua në familjen e tij, ai e di rëndësinë që ka arsimi.

Pasi la postin e tij me Black Lives Matter, ai nuk e ndaloi angazhimin e tij për t’i shërbyer komuniteteve pakicë. Turner tani është në krye të Unionit të Prindërve të Minesotës, një grup që përqendrohet në promovimin e arsimit për fëmijët me ngjyrë./UBTNews

Exit mobile version