Rreth 30 vjet më parë, Geena Davis dhe Susan Sarandon u ngjitën në lartësi të reja të yjeve, për rolet e tyre kryesore në filmin dramatik, “Thelma & Louise”.
Në filmin e vitit 1991, aktorët amerikanë luajtën dy gra udhëtimi i të cilave sfidoi nocionet tradicionale të feminitetit.
Filmi e ndryshoi jetën e Davisit, tash 65 vjeçe, dhe Sarandonit, tash 74 vjeçe. Me regji nga Ridley Scott, filmi pati sukses kritik dhe komercial, me gjashtë nominime për Oscar e duke fituar atë për Skenarin më të Mirë Origjinal.
Parë si një film feminist nga shumë njerëz, “Thelma & Louise” i theu tabutë. Për ata që nuk e kanë parë, filmi e shfaq Davisin në rolin e Thelmas si një amvise zemërbutë, shoqja e së cilës Louise – e cila interpretohet nga Sarandon – e bind atë të arratisen në një udhëtim impulsiv. Por, gjatë rrugës, një sërë rrethanash fatkeqe shpejt i çojnë në telashe me ligjin. Kur Louise qëllon fatalisht një burrë që përpiqet të përdhunojë Thelman, çifti vendos të ikën për në Meksikë, duke lënë prapa jetën e vjetër.
Paralajmërim për shikuesit: filmi arrin kulmin në një ndjekje policie që shfaq sheh protagonistet duke u puthur përpara se të ngasin makinën drejt humnerës.
Këto dy karaktere u vlerësuan si hap përpara në fuqizimin e grave në Hollivud. Megjithatë, disa meshkuj e kundërshtuan paraqitjen e dhunën ndaj burrave.
Dyshja tash ka marrë pjesë në një shfaqje të veçantë, për të shënuar 30 vjetorin e filmit. /Shqip