UBT News

“The Wendy Williams Show” i afrohet fundit

Mandatory Credit: Photo by Evan Falk/Shutterstock (10501337av) Wendy Williams New York Women in Film and Television's 40th Annual Muse Awards, Arrivals, New York, USA - 10 Dec 2019

“The Wendy Williams Show” po i afrohet fundit. Një burim i Williams e konfirmoi lajmin për CNN të martën.

“Ishte një kohë sfiduese për Wendy-n meqë ajo po përballet me probleme shëndetësore. Ajo është pafundësisht falënderuese ndaj Debmar-Mercury-t, Sherri-t dhe çdonjërit që e mbështeti shfaqjen përgjatë kësaj kohe”, theksoi mes tjerash ky burim.

Në vend të emisionit të saj do të fillojë shfaqja “Sherri” e aktores amerikane, Sherri Shepherd. Ajo ishte më parë bashkëprezantuese në “The View” nga viti 2007 deri në 2014.

Largimi i Williams vjen pasi ajo ka munguar që nga premiera e sezonit të 13-të të “Wendy”. Ajo duhej të kthehej në tetor, por për shkak të problemeve shëndetësore me çrregullimin Graves, nuk u kthye.

Çrregullimi autoimun ndikoi që Williams të largohej në disa raste gjatë viteve, duke përfshirë një incident në vitin 2017, kur të asaj i ra të fikët në televizion drejtpërdrejt gjatë një episodi për “Halloween”./UBTNews/

Exit mobile version