Grupi legjendar i rock-ut, The Rolling Stones nis të mërkurën turneun evropian me një koncert në Madrid për të shënuar gjashtë dekada në skenë që nga formimi i grupit.
Turney Sixty ka 14 koncerte rreth Evropës, ku i pari do të mbahet në stadiumin Wanda në shtëpinë e ekipit futbollistik, Atletico Madrid. Ai pason turneun “No Filter” të grupit, i cili filloi në vitin 2017, por u shtye në Amerikën e Veriut për shkak të pandemisë.
Pas një vonese të gjatë, ata rifilluan turneun në fund të vitit të kaluar, duke e përfunduar atë me 1 milion bileta të shitura, megjithëse iu mungonte bateristi i tyre, Charlie Watts, i cili vdiq në gusht në moshën 80-vjeçare./UBTNews/