UBT News

The Rock do të kandidojë për president?

The Rock ka reaguar së fundmi ndaj raportimeve se ai do të kandidojë për president.

Në një intervistë për CBS Sunday Morning, aktori i njohur u shpreh se kandidimi nuk është pjesë e planeve të tij. “Unë e dua vendin tonë dhe të gjithë në të.  Por, më pëlqen gjithashtu të jem baba”.

Ai tregoi se të qenit baba i tre fëmijëve të tij është tani për tani gjëja më e rëndësishme dhe kjo do të jetë prioriteti i tij.

Aludimet për presidencë vijnë pasi një sondazh më herët zbuloi se 46 për qind e të anketuarve do e mbështesnin aktorin nëse ai do të kandidonte./UBTNews/

Exit mobile version