The Rock ka reaguar së fundmi ndaj raportimeve se ai do të kandidojë për president.
Në një intervistë për CBS Sunday Morning, aktori i njohur u shpreh se kandidimi nuk është pjesë e planeve të tij. “Unë e dua vendin tonë dhe të gjithë në të. Por, më pëlqen gjithashtu të jem baba”.
Ai tregoi se të qenit baba i tre fëmijëve të tij është tani për tani gjëja më e rëndësishme dhe kjo do të jetë prioriteti i tij.
Aludimet për presidencë vijnë pasi një sondazh më herët zbuloi se 46 për qind e të anketuarve do e mbështesnin aktorin nëse ai do të kandidonte./UBTNews/