Bateristi i The Neighborhood Brandon Fried u përjashtua nga grupi të dielën pasi u akuzua për sulm seksual nga këngëtarja kryesore e The Marías, María Zardoya.
Në një deklaratë në rrjetet sociale, pas pretendimeve të Zardoya, grupi shkroi, “Ne i jemi mirënjohës Marias që foli për këtë. Ne kemi zero tolerancë për çdo lloj sjelljeje të papërshtatshme ndaj grave. Si rezultat i veprimeve të Brandon, ai nuk do të jetë më anëtar i The Neighbourhood”.
Pretendimet se Fried e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme, u bënë nga María në një Story të saj në Instagram. Ajo kishte deklaruar se abuzimi i Fried ishte “një nga gjërat më të pakëndshme që [ajo] kishte përjetuar ndonjëherë”.
Fied nuk i ka mohuar akuzat e bëra kundër tij. Në llogarinë e tij në Instagram të dielën ai tha se ishte penduar për veprimet e tij dhe shtoi se po kërkonte terapi për problemet e tij me alkoolin dhe drogën./UBTNews/