UBT News

“The Kerala Story”, filmi që rrëfen për jetën e grave të Indisë, ngjall reagim

Policia në Kerala ka kërkuar këshilla ligjore për një ankesë në lidhje me sekuencat e një filmi që ngjalli reagime në shtetin jugor indian.

Në një video që u publikua në lidhje me filmin e ardhshëm i quajtur “The Kerala Story”, një aktore thotë se ajo rrëfen storien e një prej 32 mijë grave nga shteti që u konvertuan në terroriste islamike.

Disa politikanë kanë kërkuar që ky film të ndalohet. Një gazetar i ka shkruar kryeministrit të shtetit duke kërkuar hetim. Zyra e kryeministrit ia referoi policisë letrën e shkruar nga Arvindakshan BR.

“Hetimi ka filluar. Ne kemi kërkuar mendim ligjor mbi letrën se çfarë veprimi mund të fillohet”, tha Sparajan Kumar, komisioneri i policisë së Thiruvananthapuram, kryeqyteti i Keralas.

Në ato sekuenca, një grua e veshur me burka thotë se quhej Shalini Unnikrishnan dhe deshi të bëhej infermiere.

“Tani unë jam Fatima Ba, një terroriste e IS në një burg në Afganistan”, thotë ajo, duke shtuar se ka “32 mijë vajza si [ajo] që janë konvertuar dhe varrosur në shkretëtirat e Sirisë dhe Jemenit”.

Kjo video është shikuar më shumë se 440 mijë herë në YouTube në gjashtë ditët e fundit dhe ka marrë kritika dhe lavdata.

Aktorja Adah Sharma e ka postuar në Twitter këtë video të filmit me hashtag #Storieevërtetë./UBTNews/

Exit mobile version