Argjentinasi po synon të transferohet në Ligën Amerikane MLS.
Sulmuesi 37 vjeçar Carlos Tevez ka shprehur dëshirën e tij për të kaluar në Ligën Amerikane MLS, ku edhe ka pranuar oferta nga tri skuadra, raporton “ESPN”.
Spekulimet vazhdojnë të rriten më shumë, pasi që argjentinasi momentalisht është duke qëndruar për pushime në Miami me familjen e tij, përcjell KosovaPress.
Këtë verë, Tevez është larguar nga Boca Juniors, dhe ende nuk dëshiron që të pensionohet nga futbolli profesionist.
Sezonin e kaluar, Carlos Tevez ka bërë 17 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar katër gola dhe tre asistime për skuadrën e Boca Juniorsit.