Kur ishte vetëm 17-vjeçare, aktores Teuta Krasniqi iu besua roli i parë nga aktori tashmë i ndjerë, Adem Mikullovci, për një rol në komedinë “Mahalla jonë”.
Aktorja ka publikuar një fotografi nga ajo kohë, dhe e ka kujtuar aktorin e madh të skenës, i cili para disa ditësh u shua.
“Unë 17 vjeçare në xhirimin tim të parë me Adem Mikullovcin në ‘Mahalla jonë’”, shkroi aktorja krahas fotografisë.
Aktori Adem Mikullovci ka vdekur të martën./UBTNews