- Ibrahim Afellay
Afellay filloi të luaj si i ri për PSV-në, talenti i tij u afirmua kur Barcelona e solli atë në Camp Nou në vitin 2011. Sidoqoftë, u bë shumë shpejt e dukshme se ai nuk ishte aq sa katalunasit shpresonin në krahasim me ish-lojtaret e rinj të mëparshëm holandez të tyre. Afellay përfundoi në Stoke në vitin 2015 dhe nuk mundi të arrinte as atje potencialin e tij.
- Adnan Januzaj
Januzaj ishte një dritë shprese në një sezon të dobët te Manchester United, paraqitja në debutimin e tij e shndërroi atë në yll. Anësori belg ngriti nivelet e tij me paraqitjet mbresëlënëse sezonin 2013/14. Debutimi i tij i premtoi United një të ardhme të ndritur, por për fat të keq ai nuk i përmbushi pritshmëritë dhe u largua në huazim në vitin 2017, me shpresën se do të rigjente formën e tij më të mirë.
- Bojan Krkic
Duke thyer një rekord të vendosur nga Lionel Messi për t’u bërë debutuesi më i ri i Barcelonës, Bojan dukej i vendosur për të qenë mrekullia e ardhshme e Barcelonës. Spanjolli lunate në pozitën sulmuesit, por që kishte dhunti të pafundme dhe kishte impresionuar në ditët e tij të para në Camp Nou. Lojtari nuk bindi drejtuesit e Barcelonës dhe kështu në vitin 2011 filluan ta huazonin në klube të ndryshme. Pavarësisht se ata më vonë i dhanë një shans të dytë, u bë e qartë se ai nuk po ia dilte dot. Bojan u transferua te Stoke në vitin 2014 dhe historia përsëritej. Që atëherë ai provoi aventura në Gjermani, Amerikë e Japoni.
- Alexandre Pato
Duke dalë në skenë me një nga skuadrat ikonë të Milanit, adoleshenti Pato kishte gjithçka për t’u bërë më i miri. Shpejtësi, vizion, driblime, saktësi ishin vetëm disa nga aftësitë e brazilianit. Mirëpo lëndimet filluan ta shkatërronin atë dhe potenciali u zhduk. ‘Golden Boy’ i 2009 u kthye në Brazil në vitin 2013 në mënyrë që t’i kapte majat, por pa sukses. Më pas provoi edhe një huazim te Chelsea në vitin 2016, i cili as ai nuk funksionoi.
- Hachim Mastur
Hachim Mastur u bë një sensacion në botë gjatë verës së vitit 2014. Ai u ndoq nga disa prej klubeve më të mëdha në botë, duke përfshirë Real Madrid, Barcelona e Bayern Munchen, por përfundoi duke nënshkruar për AC Milan. Rossonerët e morën atë në vitin 2012 për rreth 500 mijë euro, por marokeni nuk arriti të bëjë asnjë paraqitje me gjigantin e Serie A. Më vonë ai u transferua në huazim te Malaga dhe PEC Zwolle për të rifituar besimin dhe kohën e lojës. Por Mastur nuk arriti kurrë në maksimumin e tij dhe përfundimisht ‘talenti’ po luan në kategorinë e dytë marokene.
- Theo Walcott
Theo Walcott e filloi karrierën “e ndritshme” me debutimin e tij në Arsenal në moshën 17-vjeçare. Ai ishte produkt i Akademisë së Southampton dhe vlerësohej mjaft shumë për sukseset e tij. Në vitet e para në Arsenal, Walcott ishte i jashtëzakonshëm, por problemet me lëndimet e penguan rritjen e tij. Ai e përfundoi aventurën e tij në Arsenal me 101 gola dhe 80 asistime në 398 paraqitje. Më pas, anësori anglez kaloi te Everton për një shifër prej 20 milionë funtesh, mirëpo as aty nuk arriti ta realizonte potencialin e tij.
- Jack Wilshere
Anglezi ishte lojtari më i ri që luajti për Arsenalin dhe u vlerësua si një nga talentët më të mirë në të gjithë Evropën në vitin 2008. Wilshere u emërua lojtar më i mirë i të rinjve të PFA dhe duke marrë pjesë në ekipin më të mirë të PFA-së gjatë sezonit 2010-11. Por Wilshere nuk mund të luante as 20 ndeshje në atë sezon për shkak të lëndimeve. Fatkeqësisht, talenti i jashtëzakonshëm i anglezit nuk arriti kurrë t’i përmbushte pritshmëritë e tij për shkak të lëndimeve dhe ai njoftoi pensionimin në verën e vitit 2022.
- Alen Halilovic
Në 2014, 17-vjeçari Alen Halilovic u transferua nga Dinamo Zagreb te Barcelona për 2.2 milionë euro. Ai kishte thyer pothuajse çdo rekord në klubin e tij të fëmijërisë. Kroati shtatshkurtër, posedonte cilësi të jashtëzakonshme, me lëvizje mahnitëse dhe driblime të magjishme. Që në moshën 14-vjeçare, ai njihej si ‘Luka Modric i ardhshëm’.
Fillimisht Halilovic luajti te Barcelona B mirëpo nuk arriti asnjëherë t’i bindte katalunasit për cilësitë e tij dhe kështu ata i hapën derën kroatit, ku më pas ai provoi të rigjente veten edhe në vende të tjera si Itali, Gjermani, Angli e Holandë. Së fundmi ai u aktivizua te Fortuna Sittard në Eredivisie./UBTNews/
Realizoi: Arti Haziraj