UBT News

Testet e Szczesny: Polaku a do të ruaj portën e Barçës?

Wojciech Szczesny, portieri polak 34-vjeçar, është gjithnjë e më afër nënshkrimit me Barcelonën. Sipas portalit polak, Meczyki.pl, ai do t’u nënshtrohet testeve mjekësore sot, një hap i rëndësishëm për t’u lidhur me klubin katalanas për pjesën e mbetur të sezonit.

Szczesny do të zëvendësojë Marc ter Stegen, i cili do të jetë jashtë për rreth tetë muaj për shkak të një dëmtimi. Emri i portierit ka qarkulluar prej disa ditësh në mediat spanjolle si një opsion për të mbuluar këtë mungesë.

Deri tani, Szczesny ka jetuar në Marbella me familjen e tij pas vendimit për të lënë futbollin profesional pas Evropianit. Ai kishte planifikuar të përkushtohej plotësisht ndaj jetës familjare pas përfundimit të karrierës, por oferta nga Barcelona, veçanërisht për të luajtur me bashkatdhetarin Robert Lewandowski, e ka shtyrë atë të rishikojë këtë vendim.

“Unë vetëm shpresoj që Marc të shërohet shpejt, ai është një mik i mirë dhe një portier i madh. I uroj atij më të mirën,” tha Szczesny për mediat. Ai gjithashtu konfirmoi se ndjen një entuziazëm të madh për rikthimin në fushë.

Szczesny ka mundësinë të luajë menjëherë në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, duke qenë se rregullat e UEFA-s lejojnë përfshirjen e një portieri të ri në rast dëmtimi të rëndë. Me kalimin e testeve mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës, ai do të jetë gati për sfidat e reja me Barcelonën./UBTNews/

 

 

Exit mobile version