UBT News

​Terry: Ëndrra ime është të drejtoj Chelsean

John Terry, një nga figurat më të mëdha në historinë e Chelseat, e i cili ka folur hapur për të ardhmen e tij në futboll dhe ëndrrën që të bëhet trajner i klubit londinez.

Në një intervistë ekskluzive për “Livesport Daily”, Terry tha se pas katër vitesh larg stolit të trajnerit, ndoshta koha e tij për t’u rikthyer në menaxhim ka kaluar.

Terry kujtoi periudhën e tij trevjeçare si trajner ndihmës tek Aston Villa, ku ndihmoi klubin të rikthehej në Premier League. Më pas, ai kërkoi vazhdimisht një post drejtues, por asnjë mundësi nuk u konkretizua.

“Kam kërkuar për dy-tre vjet një rol si trajner apo menaxher, por nuk munda ta gjej. Tani ndjehem sikur ndoshta jam larguar shumë gjatë,” tha ai.

I rikthyer së fundmi në Chelsea vetëm në një rol të analizës së videove, Terry pranoi se ambicia e tij e madhe, drejtimi i Chelseat, sot duket shumë pak e realizueshme.

“Ëndrra ime është të menaxhoj Chelsean. Por pa gjithë pjesën tjetër të punës, kjo ndoshta nuk bëhet realitet.”

Terry foli edhe për momentin e veçantë të triumfit në Champions League më 2012, ku ai ishte i pezulluar për finalen, por u kujtua botërisht për “full kit”-in e tij gjatë festimeve.

“Për mua, momenti më i mirë te Chelsea është një ndeshje ku nuk kam luajtur, finalja e 2012-s. E dinim sa shumë e donte klubi atë trofe.”/S.K/KP/Livesport/

Exit mobile version