Termokos ka publikuar udhëzime me rëndësi për funksionin e Termokokës. Termokos njofton se në momentin që temperatura e dhomës e arrin temperaturën e dëshiruar (të caktuar në termokokë sipas numrave), termokoka do të mbyllet dhe radiatori nuk do të furnizohet me ujë të ngrohtë, derisa temperatura e dhomës të fillojë të bie. Pra, termokoka do të hapet kur temperatura fillon të bie dhe uji i ngrohtë do të fillojë të qarkullojë në radiator prapë derisa dhoma të arrijë temperaturën e dëshiruar.
“Pra, nëse Termokoka është e vendosur në 3 ose 20 Gradë Celsius dhe temperatura e dhomës është 20 ose më tepër, radiatori do të jetë i mbyllur. Për shkak të regjimit të kontrolluar të temperaturës së dhomës dhe të radiatorit, sistemi i ri nuk do të lejoj që radiatori të tejngrohet, gjë e cila e largon nevojën për hapje të dritareve ose ajrosje të panevojshme si dhe ndihmon në kursim të energjisë deri në 20%”, thuhet në njoftim.