UBT News

Tërmeti në Turqi: Edhe agjenti i Atsus demanton lajmet, thotë se lojtari s’është gjetur ende

Pas tërmetit të fuqishëm në Turqi, njëri nga personat që ende nuk janë gjetur nën rrënoja është edhe Christian Atsu, i cili sipas fjalëve të agjentit të tij, ende nuk është gjetur.

Situata aktuale në Turqi është tragjike pas tërmeteve të fundit që e goditën vendin. Pas një magnitude prej 7.9 shkallësh, shumë njerëz ende nuk janë gjetur të cilët kanë mbetur nën rrënoja.

Ndër ta është edhe Christian Atsu, një ish-lojtar i Chelseat dhe Newcastle, i cili tani luan për Hatayspor. Futbollisti ganez nuk është gjendur ende sipas fjalëve të agjentit të tij.

“Momentalisht unë jam në Stamboll. Situata e Atsus është ende e njëjtë, ende nuk është gjetur. Deri sa te shoh Christian ose të kem lajme për të, nuk kam diçka tjetër për të shtuar”, tha agjenti i Atsut.

Në orët e para pas tërmetit kishte lajme se Atsu është gjendur. Por dje trajneri dhe presidenti i Hataysporit thanë se futbollisti ganez është ende nën rrënoja dhe nuk është gjetur.

Sipas burimeve, në kohën kur ndodhi tërmeti Atsu ishte në katin e nëntë të një hoteli.

Exit mobile version