UBT News

Tërmeti në Turqi e Siri: Papa bën thirrje që bota të vazhdojë mbështetjen

Ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë të kërkojnë për njerëzit e bllokuar nën rrënoja në Turqi dhe Siri, Papa Françesku i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e shpëtimit.

Duke folur për fatkeqësinë në fund të audiencës së tij javore në Vatikan, ai inkurajoi botën të tregojë “solidaritet me këto vende”.

“Po lutem me emocion për ta dhe doja të them se jam pranë këtyre njerëzve, familjeve të viktimave dhe të gjithë atyre që po vuajnë nga kjo fatkeqësi shkatërruese”, tha ai./UBTNews/

Exit mobile version