Sipas informacioneve të para nga mediat greke raportohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.
Një 58 vjeçar ka humbur jetën pasi është shembur një pjesë e kishës në fshatin Arkalohori. Gjithashtu ka informacione për dy persona të lënduar në fshatin Patsidero dhe tre persona që janë bllokuar brenda një shtëpie e cila ka pësuar dëme të mëdha në këtë fshat.
Një grup i ekipit të shpëtimit EMAK është nisur me një avion bashkë me zyrtarë të qeverisë për të inspektuar gjendjen dhe për të dhënë ndihmën e parë në zonat e dëmtuara.
Dëmet materiale po vazhdojnë të raportohen edhe në disa fshatra të zonës afër epiqendrës së tërmetit.
Ndërkohë janë regjistruar edhe disa lëkundje të tjera dy prej tyre me fuqi 3.7 dhe 4.5 shkalla Rihter./UBTNews
Συνεχείς μετασεισμοί στο Ηράκλειο ο κόσμος είναι στους δρόμους και τα παρκα , η ανησυχία και ο φόβος είναι τα μόνα συναισθήματα που κυριαρχούν
— Μανόλης della Creta (@baxebanis) September 27, 2021
Δείτε πως κουνιέται η προσοψη του μαγαζιού μου
Αυτός ήταν ο φοβερός #σεισμος 5,8 που κράτησε 25 δευτερόλεπτα pic.twitter.com/ybofqZmcRT